
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka takuar sot tregtarët e Rusit, për të ndarë me ta projektin e fituar nga bashkia për rikonstruksionin e plotë të godinës së merkatës.
POSTIMI I PLOTE
U takova sot me tregtarët e Rusit dhe ndava me ta projektin e fituar nga Bashkia Shkodër për rikonstruksionin e plotë të godinës së merkatës. Bashkëbiseduam për detajet teknike, por edhe pamjen e re që do të marrë kjo godinë që do të kthehet plotësisht në funksion të tregtarëve të mishit dhe peshkut, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit për konsumatorët.
Së bashku me tregun ndëhyrja në godinë krijon një kompleks të plotë të tregtimit në kushte sa më optimale për shkodranët.
https://www.facebook.com/beci.benet/posts/pfbid0De2iGurhs7jCRj19HMEKoVNURFggzrmRoBzZTcmNPwuwv1tseMEtn5GsgqrjmYzGl?__cft__[0]=AZVZ40_x4OyS9Ue823_ZctuvGNqLmolXPGQ3MUwMFSHredovWVdCtm2UCQ_GTUyDwhN0cHjiilAsfEIjdLT28x8QkeuBlz6nAuscWHcpz9Tm7m3rFDWGKpZP5oDprMaGMFbKjKtMuu-Azc8IkWLx9679UeD0KNMiyu4yrPrlDqihWQ&__tn__=%2CO%2CP-R