Kryetari i Bashkisë Shkodër ka zgjedhur që në ditën e parë të shkollës të uroj të gjithë nxënësit me fëmijët e qëndrave rezidenciale. Gabrieli, Rselio dhe Sonila, të cilët janë pjesë e shtëpisë së fëmijëve në bashkinë Shkodër, në ditën e parë të shkollës janë shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, në shkollën 9 vjeçare “Salo Halili”

Në ditën e parë te shkollës, kryebashkiaku Beci vuri theksin tek ndërhyrjet që janë bërë nga bashkia Shkodër, por edhe vëmëndja e shtuar që do të ketë në të ardhmen për rininë dhe fëmijët.

11777 nxënës i janë drejtuar sot institucioneve të arsimit bazë, ndërkohë qe 4017 nxnës kanë nisur arsimin e mesëm në bashkinë Shkodër, me 96 objekte shkollore të cilat presin nxënësit në vitin shkollor 2023-2024.

Artikulli paraprakGJASHTË NXËNËS NË KLASËN E PARË
Artikulli tjetër1740 NXËNËS MË PAK NË QARKUN LEZHË