Në fshtin Beltojë, të njësisë administrative Bërdicë, problemet me infrastrukturën rrugore janë të mëdha. Prej vitesh, rruga pranë kishës së fshatit vijon të jetë e amortizuar. Banorët thonë se vështirësitë e lëvzijes në këtë rrugë janë të mëdha, si për këmbësorët ashtu edhe për drejtuesit e mjeteve.

Nga ana tjetër, fëmijët mund të shkojnë në shkollë vetëm nëse veshin çizme, pasi gropat me ujë janë të thella në këtë zonë.

Edhe pse është premtuar inevstimi në infrastrukturën rrugore të fshatit Beltojë, banorët thonë se ende nuk kanë nisur verifikimet në terren për fillimin e punimeve nga bashkia Shkodër.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FUTSALL FITON NDAJ FLAMURTARIT
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 11.03.2024