FRPD zhvilloi zgjedhjet për drejtuesit e rinj të forumeve më të larta.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të FRPD, votuan Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretariateve. Me votim të fshehtë, Sekretar i Përgjithshëm u zgjodh Grigels Muçollari, ndërsa nënkryetarë, Benardeta Syku, Besa Petriti, Ina Haxhija, Klodian Lata, Lisandër Hoxha. 20 drejtues të departamenteve dhe 9 drejtues sekretariatesh u zgjodhën dje nga të rinjtë demokratë. Emri që lidhet me Shkodrën është a ii nën kryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Benardeta Syku e cila është zgjedhur tashme nen kryetare e ketij forumi në të gjithë vendin. Benardeta Syku, vjen në këtë post, pas angazhimit të saj në këtë forum, por edhe garës për forumin rinor në Shkodër, ku humbi përballjen me Arvit Bushatin, ndërkohe që prej dy vitesh, Syku, ka qene ne rolin e zedheneses per shtyp të partisë Demokratike të Shkodrës

Artikulli paraprakPLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërFESTA E ZOJËS, PANAIRI NË FAMULLINË SHKODËR