Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Beratit. Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas policisë “makina “Benz ” me targë AA 222 EH, e cila drejtohej nga 50-vjeçari Pavllo Filipi u përplas me dy mjete të tjera”.

Nga alkool/testi i kryer me aparatin “Drager” rezultoi se shtetasi Pavllo Filipi ishte në gjendje të dehur në masën 0.84% mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal

Artikulli paraprakINTER HUMBET EDHE NË FUSHËN E SASSUOLO
Artikulli tjetërKRISTIJAN MICKOVSKI ZGJIDHET KRYETARI I RI I VMRO-DPMNE