Banorët e Bërdicës kanë organizuar sërish protestë për rrugën e re që bën lidhjen e Shkodrës me Velipojën, punimet e së cilës përfunduan pak ditë më parë. Sipas tyre, nuk është zbatuar marrëveshja që kanë patur me firmën zbatuese të projektit dhe institucionet përgjegjëse për ndërtimin e një rruge dytësore që mundëson lëvizjen e banorëve të zonës.

Me vendosjen e barrierave mbrojtëse banorëve u duhet të kalojnë mbi to për të shkuar tek tokat e tyre në krah të rrugës.

Banorët I bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin parasysh kërkesat e tyre dhe t’I ofrojnë zgjidhje problemeve që kanë.

Vendosja e barrierave mbrojtëse në të gjithë gjatësinë e rrugës Shkodër – Velipojë ka bërë që të mbyllen 11 daljet që kjo rrugë ka. Banorët tregojnë se nuk kanë se si të mbjellin dhe korrin tokat e tyre për shkak të këtyre barrierave

Artikulli paraprakTEPE, BIMËSIA MË SHUMË SE TRE METRA LARTËSI
Artikulli tjetërFERMENTIM, PREJ 18 VITESH PA UJË DHE INFRASTRUKTURË