Në njësinë administrative të Bërdicës brenda javës së ardhshme pritet që të përfundojë procesi i vlerësimit të dëmëve të shkaktuara nga përmbytjet.

Kreu i kësaj njësie Aleksandër Pashuku ka bërë një pasqyrim të punës së deritasnishme nga ana e komisioneve që janë ngritur për evidentimin e dëmeve në tokat bujqësore.Sipas tij vlera e dëmit në kulturat bujqësore arrin në masën 50 %

Administratori i Bërdicës Aleksandër Pashuku e shikon me pesimizëm pjesën e dëmshpërblimit nga ana e qeverisë, sepse sipas tij kjo e fundit përderisa nuk e shpalli gjendjen emergjencës nënkupton se nuk do ta marrë parasysh aspak këtë pjesë

Ajo çfarë konstatohet në Bërdicë janë dëmet e shumta të shkaktuara në fermat bujqësore. Në fshatin Trush janë evidentuar 500 hektar tokë e përmbytur, në Bërdicë të Madhe 250 hektar, në Bërdicë e Sipërme 100 hektar ndërsa në Bërdicë e Mesme 80 hektar.

Ndërsa banesa të përmbytura nuk ka patur.

Formularët e vlerësimit të dëmeve do ti depozitohen bashkisë e më pas kjo e fundit do ja delegojë Prefekturës së Qarkut e cila është drejtpërdrejt ura lidhëse me qeverinë për të nisur dëmshpërblimin për banorët e Nëshkodrës.

 

Artikulli paraprakMUSTAFAJ: GJUETIA TË KRYHET ME LIGJE
Artikulli tjetërTË JETOSH AFËR SHINAVE TË HEKURUDHËS