Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e djeshme zonën e Shkodrës duket se kanë lënjë një pjesë të madhe të zonave pa energji elektrike.Në disa prej tyre është rikthyer energjia e ndërsa në disa njësi administrative vazhdon që të ketë mungesë të saj.

Moti i keq ka sjellë probleme më të mëdha në Bërdicë, ku e gjithë njësia me mbi 2500 familje është pa drita nga ora 20.30 e së martes. Banorët thonë se rrjeti elektrik është shumë i amortizuar dhe sapo të fryejë një erë stakohet menjehere energjia.

Megjithatë mësohet se ekipet e defekteve ndodhen në terren duke riparuar rrjetin. Sic bëhet e ditur nga përfaqësues të OSHEE Shkodër, shkak për ketë defekt është bërë dëmtimi i kabullit elektrik i cili furnizon me energji elektrike të gjithë njësinë administrative Bërdicë me mbi 2500 familje.

Njësia Administrative e Bërdicës përballet të paktën prej tre dekadash me një fenomen të tillë, për shkak se në këtë zonë nuk është investuar përgjatë viteve në rrjetin elektrik. Sipas banorëve, riparimet nuk e kryejnë më funksionin e tyre dhe është nevoja që tashmë të inevstohet në shtylla elektrike dhe përcjellës të rinj.

Artikulli paraprakVUKATANË, KANALET KULLUESE JASHTË FUNKSIONIT
Artikulli tjetërPEZULLOHET PUNA NË TË GJITHA ZYRAT E NJËSISË BËRDICË