Rrugëtimi politik i demokrateve përgjatë 2024-ës ishte me pengesa, por bilanci i fundvitit për Sali Berishën rezulton pozitiv.

“Ky ishte viti i ngritjes së fuqishme të opozitës shqiptare. Ky ishte viti në të cilin opozita ia doli, sado që hasi rezistencë të madhe, të paraqesë para shqiptarëve dhe botës, Skrapin e partisë si një organizatë kriminale të drejtuar nga Altin Dumani”, tha Berisha.

Ndërrimi i viteve do e gjeje Sali Berishën në shtëpi, por SPAK kërkon që në 2025 lideri i opozitës të mos shkelë më jashtë banesës së tij. Më 3 janar fjalën e fundit për fatin politik te kreut te PD e ka apeli i posaçëm.

“SPAK ka bërë dhe bën çdo përpjekje për të zbatuar urdhrin e Edi Ramës, por unë jam këtu për të qëndruar kundër narkodiktaturës me gjithë potencialin tim”, shtoi lideri i demokratëve.

Konferenca e fundvitit përkoi në të njëjtën kohe më atë të kundërshtarit politik, që fliste si pritës i samitit të NATOS-s në 2027 ku i ftuar parashikohet te jete edhe presidenti amerikan Donald Trump, por planet e Sali Berishës janë krejt tjetër.

“Në vitin 2027, samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo”, tha ai.

Kryetari i Partisë Demokratike paralajmëroi se opozita do shkojë drejt zgjedhjeve të pranverës me program, por edhe me mosbindje civile.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENT NË MALËSI TË MADHE, DËMTOHET 47 VJEÇARI
Artikulli tjetërKAMPI I EMIGRANTËVE NË GJADËR/ GJYKATA E KASACIONIT I JEP TË DREJTË MELONIT