Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një prononcim për mediat nga selia e PD, u shpreh se, mijëra shqiptarë kanë ardhur në mbështetje të studentëve.

Ai u shpreh se beteja kundër studentëve, do të jetë e fundit për Edvin Kristaq Ramën.

“Sot, Shqipëria është e tëra në Tiranë në mbështetje totale të studentëve dhe kundër narkodiktatorit që po përdor dhunë barbare ndaj tyre.

Sot, studentë, sindikata, forca politike opozitare, janë në mbështetje më të fuqishme të revoltës studentore.

Me dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë nga të katër anët e vendit, kanë ardhur mbrëmë.
Beteja e narkodiktatorit, beteja e Edvin Kristaq Xhelatit ndaj studentëve do të jetë fundi i tij i turpshëm, fundi që meriton.”-tha Berisha.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMINISTRI DEMO PËR PROTESTUESIT E DHUNSHËM: PO PËRDORIM TEKNOLOGJINË PËR T’I IDENTIFIKUAR TË GJITHË
Artikulli tjetërRUBIKU MBLEDH TALENTET E FUTBOLLIT U10