Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha thirri protestë ditën kur do zhvillohet samiti i liderëve të BE-së.

“TURPI I SHQIPËRISË KA EMËR! Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Këtë rregull kurrë nuk e ka shkel kush në Shqipëri. Ne kemi shkruar historinë tonë me kodin tonë të mikpritjes. Por tradhtari dhe turpi i çdo vlere shqiptare Sali Berisha do të presë në besë shqiptarët më datë 6 Dhjetor 2022, duke thyer çdo normë, me kanun e kode shqiptari. Nuk e ka herën e parë që e bën.

Sali Berisha thërret protestë kundër Samitit BE-Ballkani Perëndimor, thërret njerëzit e tij të turpërojnë Shqipërinë. Sali Berisha thërret protestë në ditën e dasmës më të bukur të ribashkimit me Europën. A ka ndokush më pikëpyetje për kë punon Sali Berisha?! O vëllezër e motra ky tradhtar ka thirr protestë kundër Bashkimit Europian. Ky tradhtar po i shërben lojës së Vladimir Putinit kundër Bashkimit Europian”, shkruan Balla.

Artikulli paraprakEMRAT/ MIRATOHEN KANDIDATURAT PËR PRIMARET E ‘RITHEMELIMIT’, 65 KANDIDATË PËR 18 BASHKI
Artikulli tjetërWHATSAPP, SJELL NJË VEÇORI QË DO T’JU LEJOJË TË PËRDORNI TË NJËJTIN NUMËR NË SHUMË TELEFONA