Ish kryeministri Berisha ka refuzuar pjesmarrjen në Komisionin Hetimor për CEZ.

Lidhur me këtë çështje, një debat është krijuar mes palëve gjatë mbledhjes, ku Taulant Balla ka bëre thirrje që Berisha të merret me forcë. Në kundërpërgjigje të tij është vënë Arben Ristani, i cili i ka kërkuar që të tërhiqet nga drejtimi i Komisionit, pasi sipas tij është në konflikt interesi. Ristani është vënë në mbrojtje të Berishës, duke e justifikuar se ai nuk mund të paraqitet në këto kushte. Por në kundërpërgjigje është vënë menjëherë Balla, duke e cilësuar këtë si një lojë të ulët dhe se ai për asnjë arsye, nuk mund të tërhiqet nga hetimi i kësaj çështje.

Artikulli paraprakSHKODËR, ARRESTOHET ISH JURISTI I SPITALIT SHKODËR
Artikulli tjetërKOMISIONI PËR CEZ/ RISTANI I KËRKON METËS SHKARKIMIN E BALLËS