Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje në tenderat e digjitalizimit, me qëllim vjedhjen e fondeve të caktuara. Berisha tha se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është më e korruptuara në vend, duke shpërdoruar miliona euro të taksapaguesve.

“Agjencia më e korruptuar e Shqipërisë është agjencia e shoqërisë së Informacionit, e cila procedon dhe shpërdoron qindra mln euro të taksapaguesve, me tendera sekrete, sepse vjedh bashkë me të afërm të Ramës. Ajo që duhet të ishte model i transparencës, ajo është model i black-out. Imagjinoni Ramën me zonjën në errësirë, se si tenderat e dixhitalizimit i bën të fshehta. jashtë çdo lloj ligji, çdo lloj rregulli”- u shpreh Berisha.

Gjatë konferencës së organizuar ditën e sotme me përfaqësues të arsimit në vend, Berisha tha se laboratorët e informatikë në Shqipëri nuk ekizstojnë ndërsa tha se sistemet e mësimit online nuk janë funksionalë pavarësisht se janë shpenzuar miliona euro.

Sipas tij mungesa e arsimit në arsim dhe në zonat rurale, po shkaktojnë shpopullimin e vendit pasi njerëzit nuk mund të jetojnë pa asnjë të ardhur.

“Sistemet ekzistuese u shkatërruan, laboratorët e informatikës janë inekzistent. Sistemet ‘e-learning janë jo-funksionalë pavarësisht se janë shpenzuar miliona euro. Nuk ka patur Shqipëria ndonjëherë një grup të tillë injorant që po e shkattërron arsimin. Nuk ka asnjë investim në zonat rurale ku ka shpopullim sepse nuk jetohet. Këto janë probleme të mëdha por ne nuk mund të dorëzohemi para këtyre, përkundrazi ne duhet të përgatisim me përgjegjësi të madh programin dhe platformën për të shënuar një kthesë serioze në arsim”-shtoi ish kryeministri.

Artikulli paraprakSOT TAKIMI PRISHTINË-BEOGRAD NË OHËR, VUÇIÇ: DO RUAJMË SERBINË E PLOTË! KURTI: S’DUHET TË IMPONOHET ASOCIACIONI
Artikulli tjetërSYLVINHO FLET PARA NDESHJES ME POLONINË: DO LUFTOJMË PËR ÇDO PIKË, KEMI PARË 240 NDESHJE TË LOJTARËVE SHQIPTARË NË EUROPË