Ekipi bardheblu i Tiranës pas rënies nga kategoria e rimori veten shumë shpejt dhe iu rikthyer mënjëherë Supërligës.

E duke marrë parasyshë që gjithnjë e më tepër janë në kërkim të përforcimit të skuadrës për ta bërë më kompetitive në këtë sezon veror ata kanë hedhur syte edhe nga ekipi i Vllaznisë për të peshkuar mbrojtësin shqiptaro-maqedonase Sedat Berisha.

Shtatlarti 29 vjeçar është akoma nën kontratë me kuqeblutë në Shkodër I cili provoi për herë të parë Superioren shqiptare me Vllazninë.

Kontrata e tij është e vlefshme edhe për gjashtë muaj dhe për momentin nuk mund të largohet nga ekipi kuqeblu.

Por Berisha në një nga prononcimet e tij është shprehur se ai vijon akoma të jetë një futbollist i Vllaznisë dhe se për momentin nuk lëviz nga skuadra por gjithësesi Berishës do i duhet që të të presë deri në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak nëse ai vendos për të ndërprerë kontratën.

Kuqeblutë nuk kanë akoma një administrator dhe gjithçka vijon të mbetet në ajër ku në këtë mënyrë shqiptaro-maqedonasi nuk mund tu kthejë një përgjigje pozitive bardhebluve.

Artikulli paraprakPIKAT E BASTEVE PROBLEM PËR QYTETARËT SHKODRANË
Artikulli tjetërTËRMETI LA PA ENERGJI KUKËSIN, KRUMËN, PUKËN, LEZHËN DHE DISA ZONA TË TJERA