Berlini jep alarmin: ISIS posedon 11 mijë pasaporta siriane autentike

Autoritetet gjermane vlerësojnë se grupi ISIS posedon më shumë se 11 mijë pasaporta siriane autentike që mund të përdoren, sipas të përditshmes gjermane “Bild am Sonntag”. “Hetuesit kanë krijuar një listë numrash serie të këtyre pasaportave autentike dhe të autoriteteve që i kanë nxjerrë”, thekson e përditshmja gjermane, duke cituar dokumenta konfidenciale të policisë federale dhe të ministrisë së Punëve të Brendshme. Pasaportat e vjedhura janë dokumenta origjinale që ende nuk kanë emrat e personave që do i përdorin, që i shndërron ato në produkte perfekte të falsifikuesve. Shërbimet gjermane të sigurisë vlerësojnë se 18 002 pasaporta siriane autentike janë vjedhur nga faqja e qeverisë siriane, mes të cilave mijëra prej tyre mbahen edhe nga grupe të tjera përveç ISIS-it.

Artikulli paraprakKAPEN 89 KG DROGË NË KUFIRIN SHQIPTARO-GREK, 1 I ARRESTUAR
Artikulli tjetërTOPALLI:KJO NUK ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE! VENDI ESHTE PA OPOZITE!