Një ish-pacient i një spitali psikiatrik në Francë ka sulmuar shtatë persona mes të cilëve edhe tre efektivë policie, duke bërtitur “Allahu Akbar”.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin francez Toulouse rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, ndërsa autori është një 42 vjecar. Pas ardhejes së forcave të shumta të policisë, ai është arrestuar, por edhe kur është futur në makinën e policisë, sulmuesi bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”. “Ishim duke biseduar në rrugë kurai filloi të na sulmojë.

Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar. Të lënduarit u dërguan në spital për kujdes mjekësor, ndërsa nuk pati viktima. Policia franceze tha se autori i dyshuar u lirua nga një spital psikiatrik në muajin prill

Artikulli paraprakRAMA MBAN PREMTIMIN, QEVERIA HEQ CERTIFIKATAT
Artikulli tjetërPS ZGJEDH KRYESINË E GRUPIT PARLAMENTAR DHE KRYETARËT E KOMISIONEVE