
Besëlidhja është rikthyer te fitorja pas humbjes minimale në Vlorë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Sopotit. Festim Alidema ishte protagonist absolut me katër gola, ndërsa një gol shënoi edhe Akansase. Një fitore e rëndësishme për lezhjanët, që marrin tri pikët dhe tashmë përqendrohen te sfida e radhës, në transfertë ndaj Orikumit, ditën e diel.


