Betohen në Presidencë ministrat teknikë, nesër nisin detyrën

Qeveria zyrtarisht me ministra të rinj. Pas dekretimit dhe votimit në Kuvend, 6 ministrat teknikë dhe zv. Kryeministri janë betuar mbrëmjen e sotme në Presidencë. Ledina Mandia, Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Gazmend Bardhi, Mirela Karabino, Arben Beqiri dhe Xhuljeta Kërtusha do të nisin nesër detyrën dhe do jenë pjesë e kabinetit të qeverisë Rama deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Lista me ministrat teknikë u propozua nga opozita ditën e djeshme dhe ishte pjesë e marrëveshjes Rama- Basha, e cila i mundësoi partive opozitare pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, daljen nga çadra, si dhe shtyrjen e zgjedhjeve me 7 ditë. Lista e plotë Zv/kryeministër Ledina Mandia Minister i Brendshem Dritan Demiraj Minister i Financave Helga Vukaj Minister Drejtësie Gazmend Bardhi Minister i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino Minister i Shëndetësisë Arben Beqiri Minister i Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha

Artikulli paraprakPAKTI PS-PD, VOTOHEN ZV/KRYEMINISTRI DHE MINISTRAT TEKNIKË
Artikulli tjetërBERISHA-BLUSHIT: KE NJË XHELOZI TË PAPËRMBAJTUR