Kryeministri i ri italian Paolo Gentiloni i paraqiti presidentit Sergio Mattarella listën e kabintetit të ri qeveritar.

Ministrat e qeverisë së re të Italisë u betuan përpara Kreut të Shtetit pasditen e kësaj të hëne. Pjesa më e madhe e 18 ministrave nuk janë fytyra të reja, ata vijnë nga kabineti Renzi. Zëvendësja e Gentilonit do të jetë ish – Ministrja për Reformat Kushtetuese, Maria Elena Boschi. Portofolet e tjera ministrore që ndryshuan janë tre. Angelino Alfano u emërua në krye Diplomacisë Italiane, nga Ministria e Punëve të Brendshme. 2 Zv/kryeministrat Claudio De Vincenti dhe Luca Lotti u emëruan përkatësisht në Ministrinë e Territorit dhe të Sportit. Prurjet e reja në qeveri janë Anna Finocchiaro, e cila merr dikasterin e Reformave Kushtetuese, Marco Miniti, i cili emërohet Ministër i Brendshëm dhe Valeria Fedeli Ministre e Arsimit. Në fjalën e tij të parë, Kryeministri i ri tha se do të vijojë punën e lënë nga Renzi në reforma, duke e vënë theksin te Kodi i ri Zgjedhor. Ende nuk bëhet e qartë sa do të qëndrojë në pushtet qeveria e re, por sipas mediave italiane, nëse merr mbështetjen e dy dhomave të parlamentit, siç janë edhe gjasat, Paolo Gentiloni do të jetë Kryeministër deri në fund të mandatit të plotë në 2018-ën.

Artikulli paraprakMICROSOFT: DËSHTIMI I MACBOOK PRO, FITIMI YNË
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, BIEN SËRISH TEMPERATURAT