Ish kryeministri dhe presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është betuar sot solemnisht në Kuvendin e Serbisë për mandatin e ri.

#Betohem se të gjitha forcat e mia do t’ia kushtoj ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën e Metohinë si pjesë përbërëse të saj, si dhe realizimit të të drejtave e lirive njerëzore dhe të minoriteteve, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe se me ndërgjegje e përgjegjësi do të përmbushi të gjitha detyrimet e mia”, është betuar Vuçiç . Pas betimit, ai iu drejtuar deputetëve të Kuvendit se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve në rajon.

Artikulli paraprakÇËSHTJA DOSHI, GJYKATA: TË DËSHMOJNË RAMA, META, BERISHA E TAHIRI, JO LLALLA
Artikulli tjetërKOMISIONI I STREHIMIT, DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK