Në vazhdën e aktiviteteve që biblioteka Shkencore Universitare në Shkodër po bën për javën e librit është zhvilluar një aktivitet informues me studetët e degës “Punë Sociale” në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të njoh studentet me një fond të veçantë i cili është i financuar nga Komisioni Europian dhe ka si qëllim t’i vijë në ndihmë studentëve gjatë ciklit të tyre të studimeve.

Fondi i Komisionit Europian përmbanë libra për degë të ndryshme të universitetit të Shkodrës.

Gjatë gjithë javës biblioteka Shkencore Universitare do të vazhdojë të zhvillojë aktivitete të tjera me nxënës dhe studentë të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NDAHEN ÇMIMET “HAMIT BORIÇI”
Artikulli tjetërBUJAR NISHANI PËRFUNDON NË SANATORIUM, SI ËSHTË GJENDJA E ISH-PRESIDENTIT