Dimri në Kukës, Has e Tropoje ka “trokitur” sot zyrtarisht. Ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar reshjet e para të borës në zonat e larta malore në lartesitë 400 m mbi nivelin e detit.

Lartësia e borës është 1-4 cm. Si rrjedhojë mali i Gjalicës dhe i Koretnikut u zbardhën nga dëbora. Reshjet kanë përfshirë edhe fshatrat e zonës së Shishtavecit.

Reshje bore ka edhe në shpatet malore të segmentit Fushë-Dugagjin të Rrugës së Kombit, e cila nuk paraqet probleme në lëvizjen e automjeteve pasi bora nuk ka krijuar shtresë.

Po kështu është zbardhur dhe mali i Hasit e rrugët nacionale ku lëvizja në këto akse dhe ato bashkiake deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës.

Mjetet dhe forcat janë në gatishmëri, për përballimin e situatave të mundshme nga firmat kontraktore që kanë në performance rrugët nacionale të Qarkut Kukës.

Nga informacionet e marra nga përgjegjësit e Emergjencave Civile të bashkive të qarkut deri tani nuk ka probleme.

Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Reshjet e para të borës janë regjistruar edhe në Kosovë.Reshje bore ka në Brezovicë, Sharr të Prizrenit.

Artikulli paraprakTEMPERATURA TË ULËTA GJATË MËNGJESIT, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërBASHA BËN PREMTIMIN PARA NËNAVE TË EMIGRANTËVE: KEMI PLAN TË QARTË PËR KTHIMIN E RINISË NË SHQIPËRI!