Forcat e komisariatit nr 1 shpëtuan pasditen e sotme një turist, i cili u gjend në veshtirësi pranë Shpellës së Pëllumbasit.

Gazmend Gugalli, 42 vjeç, rrëshkiti nga lartësia dhe për pasojë lëndoi rëndë këmbën.

Efektivët e policisë që mbërriten në vendngjarje bënë të mundur që 42 vjeçari të nxirrej nga pjerrësia ku ra aksidentalisht dhe ti jepej ndihma e parë mjekësore.I dëmtuari u dërgua në spital për mjekim të specializuar.

Kujtojmë që verën e kaluar, pranë shpellës së Pëllumbasit, mes Tiranës dhe Elbasanit, një i ri që ra nga lartësia humbi jetën, ndërsa trupi i tij u gjet pas disa ditësh nga polumbarët e RENEA-s.

Artikulli paraprak5 PERSONA MBESIN TË BLLOKUAR NË KANIONET E ERZENIT
Artikulli tjetërKAPEN 144 KG KOKAINË NË MALTË, KISHTE DESTINACION SHQIPËRINË E MALIN E ZI