Bie zjarr në Universitetin Politeknik të Tiranës ,shkakton deme materiale

 

Një zjarr ka rënë në katin e tretë të godinës së Universitetit “Politeknik” të Tiranës, duke shkaktuar dëme materiale. Burime nga policia thanë se zjarri ka rënë në mesnatë dhe nuk dihen ende shkaqet dhe çfarë është djegur. “Mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, në sheshin “Nënë Tereza”, në katin e 3 të Universitetit “Politeknik”, ka rënë zjarr, ku ka vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit”, thanë burime nga policia.

Artikulli paraprakARRESOHET I LIRUARI ME KUSHT,GJYKATA E APELIT NE SHKODER E RIDERGON NE BURG
Artikulli tjetërNUK PLOTËSOHET KUORUMI – DËSHTON MBLEDHJA E KOMISIONIT AD-HOC PËR ANËTARËT E KLGJ DHE KLP