Shqipëria ka regjistruar 4 viktima dhe 549 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Gjysmat e rasteve kanë qenë në Tiranë, 236, pasuar nga Saranda 24, Fieri 23, Shkodra 22, Lushnja 21 apo Vlora 20. Po ashtu 4 pacientë humbën jetën, tre nga Tirana dhe një nga Vlora. Momentalisht janë 9 mijë e 178 persona aktivë me COVID-19 në gjithë vendin kurse së fundmi janë shëruar 865 qytetarë. Këto shifra tregojnë një tjetër rënie të bilancit, pasi një ditë më parë Shqipëria kishte 647 raste e 7 viktima në 24 orët e fundit.

NJOFTIMI NGA MSH

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki: 236 qytetarë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj.

Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.

 

Artikulli paraprakPREMTOI 1.1 MILIARDË, POR JA SA VAKSINA KA DHURUAR SHBA NË GJITHË BOTËN DERI MË SOT…
Artikulli tjetërNDËSHKOHEN SHOFERËT E PABINDUR, POLICIA VENDOS MBI 1000 GJOBA