Bilanci i Çakos: Policia garantoi zgjedhjet, u arrestuan 7 persona

Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka bërë bilancin e punës së Policisë së Shtetit në mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Gjatë një konference për shtyp, Çako tha se policia mbuloi mbi 2000 QV në gjithë vendin. Sipas tij, fushata nuk u shoqërua me incidente, ndërsa theksoi se po hetohen nga policia 44 vepra penale të shënuara gjatë fushatës dhe ditës së votimit. Shtatë persona janë arrestuar nga policia, tha Çako si dhe janë proceduar shtatë subjekte politike për shkelje ligjore. “Në zbatim të urdhrit të ministrit të Brendshëm, lidhur me vëzhguesit e OSBE/ODIHR u sigurua mbarëvajtja e procesit. Nga strukturat e policisë së Shtetit u përballua ngarkesa e punës, duke mbuluar mbi 2000 qendra votimi. Gjatë të gjithë aktiviteteve nuk u evidentua asnjë aksident. U siguruan masat e lëvizjeve të figurave shtetërore, ndërsa nuk u konstatua asnjë incident. Janë trajtuar dhe po hetohen 44 vepra penale, nën procedim 84, 7 të arrestuar. Më konkretisht 7 procedime penale ndaj subjekteve politike. Gjatë procesit të votimit në 25 qershor po trajtohen 25 procedime, që kanë cënuar zgjedhjet e lira”, tha Cako.

Artikulli paraprakLARGIMET, VLLAZNIA NË ALARM
Artikulli tjetërKRIMET E RËNDA LIROJNË ‘BEN ÇAMIN’, NDRYSHON AKUZA