Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot 14 kërkesat e fundit ankimore të Bindjes Demokratike për 30 qershorin, por asnjëra prej tyre nuk u miratua.

Vendimet e KQZ u morën me argumentin se Bindja Demokratike nuk kishte sjellë prova të mjaftueshme për manipulim të procesit zgjedhor.

Ndërsa nga ana tjetër, Bindja Demokratike pretendon se provat mund të gjenden vetëm nga Komisionerët, të cilët i ishin mohuar nga KQZ në disa qendra votimi.

Fabian Topollaj sqaron se Bindja kishte kërkuar të hapeshin kutitë për të gjetur edhe provat të cilat çonin tek pretendimet e tyre, ose do t’i rrëzonin ato.

“Hapi i radhës i BD, është çuarja e këtyre ankesave në Kolegjin Zgjedhor”, tha ai.

Artikulli paraprakNXORËN INFORMACIONIN SEKRET, PEZULLOHEN DY OFICERË TË POLICISË
Artikulli tjetërME LAMBORGINI, I RIU PARKON GABIM, BASHKIA IA BLLOKON