Dy biznese, njëra bar-restorant dhe një tjetër që prodhonte akullore janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) pasi kanë kryer shkelje të ndryshme.

Mësohet se “La Nocciola” në kryeqytet nuk dispononte dispononte licencën përkatese në fushën e ushqimit, për ushtrimin e aktivitetit “prodhim i akullores”. Ajo është gjobitur me 2,000,000 lekë.

Ndërkohë në bar-restoranti në Golem të Kavajës, gjatë kontrollit të ushtruar nga AKU-ja u konstatuan Biskota, llokume, crackers të skaduara si dhe gjizë, mish, vezë pa dokumentin shoqërues.

“Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se subjekti nuk dispononte planin e vetёkontrollit (HACCP), mungonin faturat e blerjes sё produkteve që tregtonte, mungonin certifikatat veterinare apo raport analizat pёrkatёse për produktet me origjine shtazore (vezё, gjizё dhe mish)”, njofton AKU-ja.

Ndaj këtij restoranti janë vendosur 4 gjoba; 300,000 lekë për hedhjen në treg të ushqimeve të pasigurta;100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrolli (HACCP); 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë; 50,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu është bërë edhe bllokimi i produkteve që përbënin një rrezik të lartë për konsumatorët.

Artikulli paraprakDROGË NGA SHQIPËRIA:10 SHQIPTARË TË ARRESTUAR NË DISA QYTETE TË ITALISË
Artikulli tjetërMETA NJOFTON OSBE/ODIHR: PROCESI ZGJEDHOR ËSHTË NUL, RAMA PO PËRKEQËSON KRIZËN