Komisioni i pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca. Ndreca nuk ka kaluar komponentin e pasurisë, pasi në 7 vite ka deklaruar blerjen e 4 apartamenteve, për të cilat nuk justifikon burimin e pasurive.

Pritet edhe shkarkimi i Admir Thanzës
Edhe Admir Thanza pritet të shkarkohet nga KPK. Anëtari i Gjykatës së Lartë ka dalë javën e kaluar para komisionit të Vettingut, prej nga ka rezultuar një dënim surprizë i tij në Itali për vjedhje në supermarket.

Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza. Kësisoj, duket se gjyqtari Admir Thanza është drejt shkarkimit nga detyra.

Artikulli paraprakTRASHËGIMTARËT/ ISH TË PËRNDJEKURIT, JA KUR PRITET TË JEPET KËSTI II DHE III
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ HUMB JETËN SHQIPTARI BASHKË ME VAJZËN, TJETRA RËNDË (VIDEO)