Policia e Shtetit vijon operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Operacioni nisi në ora 12:00 dhe do zgjate deri në orën 13:30 minuta. Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit, FNSH e Shqiponjat. Ne kete operacion blic jane angazhuar rreth 1200 punonjës policie në total. Jane ngritur 280 pika kontrolli ne gjithe vendin.Aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mos-vendosjen e rripit të sigurimit. Sa i takon operacionit ne Qarkun e Shkodres sipas njoftimit te policise se Shkodres behet me dije se jane ngritur 80 pika kontrolli ne te gjitha akset kryesore te territorit, qofte ne akset qe lidhin Shkodren me Malesine e Madhe, Tiranen dhe Puken.

Artikulli paraprakTEMPERATURAT DERI NË -10 GRADË, ACARI PO VJEN SËRISH
Artikulli tjetërSHKOLLA “ARBEN BROCI”, INAGUROHET MEKATRONIKA