Bllokimi i lejeve të ndërtimit prej 4 vitesh në Bashkinë Lezhë e ka dëmtuar këtë sektor.Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, sipas të cilit në emer të biznesit i është dërguar një shkrese pushtetit vendor dhe atij qëndror, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.Interesi më i madh për të ndërtuar është në Shëngjin, pasi rreth 70% e kësaj zone turistike është e pazhvilluar, por studimi po ecen me ritem shumë të ngadalte.

Vetëm në Shëngjin operojnë rreth 20 kompani ndërtimi dhe bllokimi i punës në këtë sektor ka sjellë mungese të ardhurash dhe në arken e Bashkisë Lezhë.Por burime nga ky institucion bëjnë me dije se plani rregullues është rishikuar sërish dhe Qeveria Shqiptare pritet të jape driten jeshile brenda një kohe të shpejtë me qëllim zhbllokimin e lejeve të ndërtimit.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 79-VJETORI I ÇLIRIMIT TË LEZHËS
Artikulli tjetërTEFIK OSMANI NIS PUNËN TE VLLAZNIA