Turistet  nga Londra se bashku me gazetar te BBC ishin nisur drejt parkut kombetar te Thethit per te shijuar bukurite e fshatit turistik.

Ato jane bllokuar pergjate rruges Prekal Kir – Mali Shoshit sic mund te shikohet ndersa rruga tjeter drejt fshatit Theth , ajo nga Boga eshte e bllokuar prej dy muajsh. Informacioni behet i ditur nga drejtori i administrates se zonave te mbrojtura Agim Dardha.

Ai thote se cdo dite dhjetra turiste detyrohen te kthehen mrapa pasi e kane te pamundur te mberrijne ne parkun komebtar te Thethit, per shkak te rruges e cila bllokohet dhe qe nga nisja e sezonit dimeror ka patur nje neglizhence totale .

Me heret kryetarja e Bashkise Shkoder tha se bashkia ka disloguar mjetet e saj por eshte penguar nga emergjencat civile.  Nje gje  etille eshte pergenjeshtruar nga shefi i emergjencave civile ne Shkoder Pellumb Dani i cili tha se bashkia ka detyrim ligjor ate aks ndaj askush nuk mund ta pengoje pervecese ti vije ne ndihme.

Nga ana tjeter Thethi vijon te jete fshati turistik i cili shijohet vetem gajte veres pasi ne dimer te shkosh aty eshte nje mision i pamundur.

 

 

 

Artikulli paraprakPROMOVOHEN LIBRAT E AUTOREVE KOSOVARE
Artikulli tjetër80-85 RASTE NË URGJENCËN E SPITALIT TË SHKODRËS