Dy javë më parë, në Shkodër u cilesua si një nisëm pozitive vendosja e vend parkimeve te vecanta per personat me aftesi te kufizuar, por duket se realiteti pas dy javeve eshte krejt tjetër.

Star Plus, ka vezhguar disa pika te qytetit të shkodrës, në lidhje me respektimin e sinjalistikës për vend parkimin e mjeteve për personat me aftesi të kufizuar, por ajo cfare evidentohet eshte nje mungese rregulli dhe zbatimi te ketyre parkimeve. Papergjegjshmeri, por edhe mungesa e shtetit ben qe keto vende te jenë të zëna ne te shumtën e rasteve.

Drejtuesit e automjeteve pa anje problem zene keto hapesira te dedikuara per personat me aftesi te kufizuara. . Kamera e Star Plus vëzhgoi nga afër këto korsi të cilat ishin të zëna nga automjete të ndryshme . Kodi rrugor dhe miratimi i këtij ligji ekziston por qytetarët e Shkodrës duket se nuk janë të ndërgjegjësuar të zbatojnë këtë rregull .

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE SEKUESTROHET 67.5 KG CANNABIS SATIVA
Artikulli tjetërKRIMET NGA TË SËMURËT MENDORË