Turneu ndërkombëtar i boksit “Memorial Vllaznia 2017” ka hapur siparin në qytetin e Shkodrës. Në ditën e parë u rezervuan 7 ndeshje ku Shqipëria pati 3 përballje.

Boksierët shqiptar arritën të fitojnë dy prej ndeshjeve me Arjon Kajoshin dhe Indrit Laçin ndërsa humbi Vuksan Guri. Trajneri i kombëtares Zef Gjoni shprehet se boksierët shqiptar bënë një paraqitje të mirë në ditën e parë. Indrit Laçi është boksieri që bëri surprizën në peshën 81 kilogram duke fituar ndaj bullgarit Naydenov Blagoy i cili është shpallur kampion i botës për 18 vjeçarët.

Në ditën e parë kombëtarja e Bullgarisë mori 4 fitore, Shqipëria dy dhe Kosova një fitore. Në ditën finale pritet që të ketë një rivalitet më të madh dhe ndeshje të forta në ring.

Artikulli paraprakDITA RINORE DIOQEZANE NË SHKODËR
Artikulli tjetërTËRMET NË SHKODËR