Skuadra kombëtare në boks po merr pjesë në një turne ndërkombëtar që po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.

Boksierët e Shqipërisë që në ditën e parë kanë arritur që të bëjnë një paraqitje pozitive duke marrë edhe fitore. Në ditën e parë shorti përcaktoi dy ndeshje për kuqezinjtë. Kështu Arjon Kajoshi arriti arriti që të marrë një fitore përballë boskierit vendas nga Bosnje Hercegovina. Shkodrani Kajoshi mësohet se ka dominuar totalisht ndaj kundërshtarit të tij boshnjak duke merituar kështu edhe fitoren dhe duke bërë që të vijojë më tej për të pretenduar edhe për fitimin e ndonjë medaljeje në këtë turne ndërkombëtar. Një paraqitje pozitive ka bërë edhe boksieri tjetër i kombëtares Syrjan Marinaj. Shkodrani i Vllaznisë dhe përfaqësueses kuqezi po ashtu ka zhvilluar një ndeshje të mirë duke arritur që të mposhtë kundërshtarin dhe duke bërë që të jetë po ashtu një prej pretendentëve për fitimin e medaljes. Dy boksierët e tjerë do të kenë përballjet e tyre ndaj një kundërshtari nga Bosnja dhe Kroacia. Kështu Marjan Vashja do të përballet me një boksier boshnjak ndërsa boksieri tjetër Emanuel Kaçaj do jetë në ring përballë një boksieri nga Kroacia. Të dy boksierët e kuqezinjve synojnë të marrin fitore. Arjon Kajoshi ndeshjen e dytë do ta ketë ndaj një boksieri nga Sllovenia ndërsa Syrjan Marinaj do të përballet me një malazez duke kërkuar sërish fitore ashtu si në ditën e parë. Natyrisht që tashmë në ndeshjet finale që kanë boksierët e Shqipërisë nuk do të jetë aspak e lehtë sepse rivaliteti është më i madh. Gjithsesi objektiv i vetëm mbetet fitimi i medaljeve të arit. Kombëtarja shqiptare drejtohet nga kryetrajneri Zef Gjoni i cili vijon që të jetë i suksesshëm edhe në arenën ndërkombëtare.

Artikulli paraprakEMËRTIMET E RRUGËVE DHE SHESHEVE, MUNGOJNË FIGURAT SHKODRANE
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, TIRANA ELEMINON VLLAZNINË NË KUPË