Boksieri shqiptar arriti fitoren e tetë në ringun e boksit profesionist.

Pas gati 15 muajve, Enver Halili është kthyer në ritmin e fitoreve në peshën super velter të boksit profesionist. Ai në Dallas të SHBA-ve, shënoi fitore ndaj Rick Graham. Halili 28 vjeqar i ka fituar të gjitha tetë duelet profesionist, madje dy prej tyre i ka përfunduar para kohe. Djaloshi nga Klina i cili jeton në SHBA, duelin e fundit e kishte regjistruar më 22 nëntor 2014, kur fitoi ndaj Adam Ealoms. Të premten do të boksojë edhe vëllai i tij, Skënder Halili në Atlantic City ndaj Anthony Young.

Artikulli paraprakBE-ja dhe Turqia mbajnë samit për migrantët
Artikulli tjetërHidhet gaz lotësjellës në Kuvend, ndërpritet seanca