Bomba me telekomandë, arrestohen dy persona

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Specialisti”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 3 mina me telekomandë dhe janë arrestuar 2 persona, ndërkohë që një shtetase është proceduar në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë Maksim Hekurani (26 vjeç) dhe Nikolla Roxhe (21 vjeç), të dy banues në Vlorë. Gjithashtu, u ekzekutua urdhri i ndalimit të datës 13.07.2017 ndaj shtetasit Flamur Fejza, 38 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet i arrrestuar në D.V.P Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetases A.K., 42 vjeç, banuese në Tiranë.

Artikulli paraprakUSHTRIA PASTRON RRUGËT. NDËRHYRJA NË AKSET DREJT PLAZHEVE
Artikulli tjetërFUTET PËR T’U LARË MBYTET NË DET 62-VJEÇARI NGA KOSOVA