Bombat ne SHBA, Obama dhe Clinton: Të mos i dorëzohemi frikës.Trump: Vendi eshte i pasigurtë

Duke komentuar ngjarjet e fundit në Nju Jork dhe Nju Xhersi, presidenti Amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dorëzohen ndaj frikës. Të njëjtën gjë u kërkoi edhe kandidatja presidenciale Demokrate Hilari Klinton. Ndërsa Trump theksoi se Amerika është e pasigurtë. “Do sigurohem që do bëhet drejtësi”, ka thënë Barak Obama duke komentuar ngjarjet në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Presidenti amerikan më tej foli dhe për terrorizmin ndërsa është i pranishëm në Nju Jork për samitin e Kombeve të Bashkuara rreth emigrantëve. “Duhet tu tregojmë atyre që duan të na bëjnë keq se nuk do mposhtemi, nuk do të dorëzohemi ndaj frikës. Terrorizmi dhe dhuna kërkojnë që të lëndojnë njerëz dhe të instalojnë frikën që të na detyrojnë të ndryshojmë stilin e jetesës duke kërcënuar vlerat e shoqërisë sinë. Por ne nuk do të dorëzohemi ndaj frikës”, u shpreh Obama. Më tej presidenti i Shteteve të Bashkuara theksoi se lufta kundër ISIS do të vazhdojë nëpërmjet koalicionit. Rreth kësaj çështje kaq të ndjeshme për qytetarët amerikanë, nuk mund të mungojnë prononcimet e dy kandidatëve presidencialë. “Sulmet e së shtunës tregojnë se politikat e Obamës dhe Hilari Klinton nuk do të na mbajnë të sigurtë! Unë do ta bëj Amerikës përsëri të sigurtë”. Kështu ka sulmuar kandidati Republikan, Donald Trump dy kundërshtarët e tij politik. “Nën drejtimin e Obamës dhe Klinton, amerikanët kanë përjetuar më shumë sulme në shtëpi se sa fitore jashtë vendit. Është koha për të ndryshuar strategji”, theksoi miliarderi Nju Jorkez.“Sulmet e fundjavës tregojnë se kërcënimi është real, por e njëjtë është dhe vendosmëria jonë për t’i luftuar këto kërcënime”. Këtë e ka thënë kandidatja Demokrate, Hilari Klinton duke komëntuar vendosjen e bombave në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Ish-sekretarja e Shtetit u ka bërë thirrje amerikanëve që të jenë vigjilentë dhe të mos i dorëzohen frikës. Klinton kërkoi kontrolle më të rrepta por pa kaluar në politikën anti-refugjatë.

Artikulli paraprakLIGJI I RIVLERESIMIT,NISHANI NUK E DEKRETON,ZGJEDH TA KALOJE NE HESHTJE
Artikulli tjetërLUZIT I MBARON MANDATI,SHPALLET VENDI VAKANT