Bora i ka lene vendin temperaturave nen zero ne te gjithe territorin e Qarkut te Shkodres, nderkohe qe situate e rrugeve vijon te ngelet problematike ne te gjithe qarkun.

Policia e Shkodrës, nepermjet nje njoftimi per shtyp ka bere me dije edhe situaten e rruge ne te gjithe Qarkun, konkretisht ne :

Shkodër:

1. Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur “Mali Shoshit”, i pa kalueshëm.
2. Aksi rrugor Shkodër-Thethë, në vendin e quajtur “Qafë Thore”, i pa kalueshëm, po punohet nga 2 mjete borëpastruese për hapjen e rrugës.

Vau Dejës:

1. Aksi rrugor Shllak-Temal, i pakalueshëm, lëvizja bëhët me mjete lundruese nga liqeni i Komanit. Koplik, Malsia Madhe:
2. Aksi rrugor Qafa e Berdelicit-Vermosh, i pakalueshëm.
3.Aksi rrugor Koplik-Razem, i kalueshëm nga mjetet me zinxhir, situata po mbahet nën kontroll pasi ka prani të akullit në rrugë.

Pukë-Fushë Arrëz:

1. Aksi rrugor Qafë Mali-Firzë, i kalueshëm, vazhdon levizja e mjeteve me tonazh të vogël, me një kalim dhe të pajisur me zinxhir. Po punohet për levizjen normale të mjeteve, paraqitet problem në fshatrat Fletë, Dardhë Arës, Miliska dhe Poravë, ka rënie të orteqeve në disa vende, dhe punojnë 2 borëpastruese.
2. Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe Qafë Qerreti-Qelëz, i bllokuar për të gjitha mjetet, punohet për hapjen e akseve rrugore.
3. Aksi rrugor Fushë Arrëz-Qafë Shllak, i bllokuar, po punohet për hapjen e këtij aksi.
4. Aksi rrugor Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrëz, i kalueshëm për të gjitha mjetet e tonazhit vogël, me zinxhirë, paraqiten probleme në fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroj i Zojës dhe Rrape, ku si pasojë e erës bëhet bllokimi i këtyre pikave, po punojnë 4 borëpastruese.
5. Aksi rrugor Hadroi-Qafë Bënë, i kalueshëm për mjete të tonazhit të vogël me zinxhirë, paraqet promblem në vendet ku ka ujra dhe akull tek tuneli i Gjegjanit, Shkozë, Likaj, Rras-Qafë Bënë, po punon 1 borëpastruëse.

Shërbimet e policisë janë në gadishmëri dhe ndodhen në terren së bashku me mjetet e pastrimit të dëborës me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës. Policia rrugore vazhdon monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke ndihmuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë në segmentet problematike për parandalimin e aksidenteve rrugore. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

Artikulli paraprakMEDIAT ITALIANE JAPIN ALARMIN: SHQIPËRIA FRONTI I RI I ISIS
Artikulli tjetërI FTOHTI, KOMUNITETI ROM NË MËSHIRE TË FATIT