Në gatishmëri në disa prej njësive administrative ku prej orësh kanë nisur reshjet e borës është edhe bashkia Shkodër.

Shefi i emergjencave civile në bashki Ridvan Bushati thotë se janë marrë masat e duhura ndërsa akset më të vështira mbeten ato të zonave malore të Dukagjinit. Gjithsesi shefi Bushati i bën thirrje qytetarëve që lëvizin në njësitë Shosh dhe Shalë të kenë kujdes. Bashkia Shkodër mbetet në ndjekie të situatës ndërsa sipas sektorit të emergjencës marrëdhëniet me strukturat e tjera siç janë drejtoria e përgjithshme e emergjencave apo edhe policia janë pozitive.

Artikulli paraprak22 VJEÇARIN NGA KOSOVA E EKZEKUTOJNË ME 22 PLUMBA NË SUEDI
Artikulli tjetërDRKK, PROJEKT RESTAURIMI NË KALANË E DRISHTIT