Rreth 200 familje në Vermosh të Malësisë së Madhe janë pa rezerva ushqimore si shkak i përkeqësimit të motit dhe borës që ka mbuluar atë zonë. Po ashtu mungon edhe baza ushqimore për bagëtitë që kanë. Në këtë mënyrë bashkia Malësi e Madhe i ka bërë një kërkesë zyrtare drejtorisë së përgjithshme të emergjencave civile për të dërguar ndihma ushqimore si dhe bazë ushqimore për bagëtitë bën të ditur kryebashkiaku Tonin Marinaj.

Sa i përket rrugëve Bogë-Qafë Thore, aksi që të lidh me fshatin turistik të Thethit dhe aksi tjetër Tamarë-Vermosh janë të hapura shprehet kryebashkiaku i Malësisë së Madhe.

Rikthimi i reshjeve të borës këto dy ditë ka përkeqësuar situatën për familjet që jetojnë në zonat e thella të Malësisë së Madhe. Akset kryesore mbahen të hapura por problem mbeten rrugët dytësore të këtyre fshatrave malor.

Artikulli paraprakKOALICIONI BERISHA-META, PD: PO ZBULOJNË FIJET QË I LIDHIN! SIMBOLIZOJNË KORRUPSIONIN DHE POLITIKËN E RREME
Artikulli tjetërGJYKATA KUSHTETUESE RRËZON KËRKESAT E METËS: S’KA PËRJASHTIM TË GJYQTARËVE