Një borxh i pashlyer i kthyer më pas në pengmarrje.

Është kjo historia e dy shtetasve nga qarku i Shkodrës, ku 38 vjeçari D. Gj pasi nuk mori parate që i detyrohej, P. Nnga Malesia e Madhe, e mori këtë të fundit peng me forcë, duke e futur ne automjetin tip Smart me targe AA 681 BF.

Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënes. Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës behet me dije se marrë një telefonatë në sallën e komandimit se në Velipojë, shtetasi P. N, me shtetasin Dodë Gjikolaj kanë patur një konflikt.

Nga konfirmimet e familjarëve të personit të demtuar mësohet se shtetasi Dodë Gjikolaj për shkak të një borxhi të pa shlyer, në vendin e quajtur Velipojë, Shkodër, ka marrë jashtë deshirës së tij shtetasin P. N, në automjetin tip “Smart” me targa AA 681 BF.

Menjëherë janë vënë në lëvizje forcat Policisë ku në bazë të informacioneve policore dhe në vijim të punës së mirëorganizuar u bë e mundur në orët e para të mëngjesit të bëhet shoqërimi i palëve në konflikt për sqarimin e rrethanave të konfliktit i shtetasve: Dodë Gjikolaj, 38 vjeç, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, Shkodër, Dhe shtetasit: P. N, 31 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NË WP: PROJEKTI QË SYNON TË AFROJË TURISTËT NË FSHATRAT MALORE
Artikulli tjetërSHQIPTARI I DEHUR AKSIDENTON PËR VDEKJE 3 PERSONA NË ITALI