Ric Ocasek, lideri i grupit “The Cars” ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Lajmi i vdekjes u konfirmua nga departamenti i policisë në Nju Jork. Familja zbuloi se kitaristi Ric vdiq në shtëpinë e tij në Manhattan.

Banda u krijua në Boston në mes të viteve 1970 nga Ocasek dhe kolegu i tij Benjamin Orr, të cilët u njohën në gjimnaz.

Ocasek ishte i martuar me modelen Paulina Porizkova, me të cilën u takua gjatë xhirimit të videoklipit të këngës “Drive”. Të dy u bënë prindër të pesë djemve.

Artikulli paraprakSHKATËRROHEN 2 BANDAT E TRAFIKUT TË DROGËS, PRANGA 34 PERSONAVE, MES TYRE 5 SHQIPTARË DHE DY POLICË
Artikulli tjetërPREZANTOHET PROJEKTI I RI I AEROPORTIT TË VLORËS