Sulmet terroriste në Spanjë kanë tronditur të gjithë botën, duke bërë që qytetet më të njohura të solidarizohen për viktimat dhe të plagosurit.

Kulla Eiffel ka fikur dritat në nder të 13 viktimave dhe qindra të plagosurve nga ngjarja e rëndë në Barcelonë. Dritat u fikën në 12:45 të mëngjesit dhe qëndruan ashtu për 15 minuta. Ndërkohë qendra tregtare ‘The Tel Aviv’ në Izrael është solidarizuar duke paraqitur ngjyrat e flamurit katalanas. E njëjta gjë ndodhi dhe në ‘One Trade Center’ në New York për të nderuar gjithë personat që humbën dhe po luftojnë me jetën.

Artikulli paraprakSHQIPTARI GJEN PORTOFOLIN ME ÇEQE E $ NË NEW YORK, IA DORËZON TË ZONJËS
Artikulli tjetërBASHA: RAPORTI TREGON SE ZGJEDHJET U MANIPULUAN!