Supersfida e radhës në Rusi mes Anglisë dhe Kolumbisë ka perfundur 1-1. Sfida u luajt në stadiumin e Spartakut në Moskë dhe Anglia ka hapur e para sfidën me një gol të Karry Kane. Por Kolumbia ka shtangur anglezët në minutat shtesë, teksa ka barazuar rezultatin.

Ka qenë Yri Mina, i cili ka ngjallur shpresat e kolumbianëve kur u duk se gjithçka kishte marrë fund. Ai e gjeti rrugën e golit në minutën e dytë shtesë, duke çuar lojën në një tjetër drejtim.

Ishin 30 minutat shtesë, që do të përcaktonin fituesin, por janë mbyllur pa gola. Kështu, penalltitë do të përcaktonin skuadrën e fundit çerekfinaliste.

Nga pika e bardhe , anglezet u treguan me te sakte , ndersa per kolumbinaet gaboi Karlos Baca. Anglia, do të përballet në çerekfinale me Suedinë, e cila fitoi sot me një gol ndaj Zvicrës së shqiptarëve.

Artikulli paraprakMBI 200 TURISTË UKRAINAS BLLOKOHEN MBI 24 ORË NË AEROPORTIN E RINASIT
Artikulli tjetërTRUMP EMËRON AMBASADORE TË RE TË SHBA NË SHQIPËRI NJOHËSEN E MIRË TË RUSISË