Kjo sfidë do të përcaktojë kreun e grupit, teksa të dy Kombëtaret janë në pikë dhe golavarazh të barabartë.

Megjithatë ndryshe nga e zakonshmja, vendi i parë i këtij grupi nuk ka arsye për të festuar. Ai do të kalonte nga ana e “ferrit”, pasi e presin Kombëtare si Brazili, Argjentina, Franca dhe Portugalia.

Nga ana tjetër, sfida e vetme e vështirë për vendin e dytë, do të presë deri në gjysmëfinale, për t’u ndeshur me Spanjën.

Ish-mbrojtësi i njohur anglez, Gary Neville, ka këshilluar trajnerin Southgate që të bëj disa ndryshime kundër Belgjikës. “Futbollistë si Dier mund ta duhen në një moment të caktuar të turneut, atëherë ne duhet ta aktivizojmë që ndaj Belgjikës.

Mendoj se duhen bërë 3-4 ndryshime për takimin e radhës dhe do të jetë e rëndësishme që ata të luajnë dhe paraqiten sa më mirë”, ka thënë Neville për “Sky Sport”.

Takimi mes Belgjikës dhe Anglisë mund të konsiderohet si një rast i veçantë, pasi fituesi i vërtetë i këtij dueli mund të konsiderohet vetë humbësi.

Artikulli paraprakARRESTOHET ITALIANI QË KISHTE MBUSHUR MAKINËN PLOT ME DROGË
Artikulli tjetërVIZË TURISTIKE PËR NË SHBA? AMBASADA AMERIKANE BËN NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM