Peruja dhe Danimarka kur të përballen sot në orën 18:00 në Saransk do ta kenë për herë të parë. Amerikano jugorët rikthehehn të luajnë një Kupe Bote pas 36 vitesh ndërsa Danimarka luan Botërorin e pestë në historinë e saj.

Peruja pritet të luajë me skemën 4-2-3-1 ku në dyshim është prania apo jo e sulmuesit Paolo Guerrero për të cilin trajneri i Perusë Ricardo Gareca thotë se është gati ndërsa nga Danimarka më shumë i trembet mesfushorit Eriksen: “Eriksen është lojtari më I mirë tek kundërshtarët por ata kanë edhe lojtarë të tjerë cilësorë.

Prania e Guerreros për ne do jetë shumë pozitive por ne së pari duhet duhet të mendojmë si skuadër“, përfundon Gareca.

Në kampin e Danimarkës nuk ka shumë dyshime dhe duket se formacioni është në mendjen e trajnerit.

Age Hareide drejtuesi i ekipit nordik flet në prag të duelit me Danimarkën: “Në Botëror ka edhe presion sepse të shohin të gjithë por ne kemi lojtarë me eksperiencë”.

Peruja është një skuadër e mirë dhe mbi të gjithatë sulmuesi Guerrero është një forcë e shtuar për ta. Peru-Danimarkë luhet në orën 18:00 në Mordovia Arena në Saransk.

Skuadrat së bashku me Australinë do luftojnë për të kapur vendin e dytë në grup ku Franca shihet favoritja për ta fituar grupin C.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET PËLLUMB PËLLUMBI, DJALOSHI QË U VRA NË KUFI NË 1990
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI “ANTOLOGJI-GEGNISHTJA POETIKE” E FILIP GURAZIUT