Portugalia bie në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2018.

Skuadra kampione e Europës u mund nga Zvicra me rezultatin 2 – 0 në takimin e vlefshëm për Grupin B, i luajtur mbëmjen e së martës në Bazel. Golat u shënuan nga Embolo e Mehmedi në pjesën e parë, ndërsa pas pushimit përpjekjet e portugezëve nuk ndryshuan rezultatin. Portugalia ishte pa Cristiano Ronaldo, i cili po riaftësohet nga dëmtimi i pësuar në finalen e Euro 2016. Hollanda u largua me 1 pikë nga Solna pas barazimit 1 – 1 me Suedinë. Fillimisht shënuan vendasit me Berg në fundin e pjesës së parë. Kapiteni Sneijder shpëtoi hollandezët nga humbja me golin e realizuar në minutën e 67’. Pa gola u mbyll takimi Bjellorusi – Francë. Ndeshjet e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2018 do të zhvillohen në fillim të muajit të ardhshëm.

Artikulli paraprakKËSHILLI I OKB-SË DËNON TESTET E VERIUT. KËRKOHEN MASA NDËSHKUESE
Artikulli tjetërTENSIONE NË QENDRAT E REFUGJATËVE NË VERI TË GREQISË