Një tjetër rekord i thyer nga Cristiano Ronaldo që me golin e ditës së djeshme ndaj marokut parakalon Ferenc Puskas dhe bëhet lojtari europian që ka shënuar më shumë gola me kombëtaren e tij.

Ronaldo ka shënuar 85 gola me Portugalinë në 151 ndeshje që ka luajtur duke kaluar edhe mitikun Ferenc Puskas që me Hungarinë kishte shënuar 84 gola në 85 ndeshje.

“Jam i lumtur që shënova por gjëja më e rëndësishme ishte që fituam ndeshjen“, tha kapiteni i luzitanëve pas ndeshjes ndaj afrikanëve.

Ronaldo që luan Botërorin e katërt ka shënuar në të gjithë dhe numëron 7 gola nëpër Kupat e Botës duke qenë vetëm dy gola larg Eusebios.

Në nivelin botëror vetëm një lojtar ka shënuar më shumë gola me Kombëtaren e tij sesa Ronaldo dhe ai është Ali Daei me 109 gola për Iranin.

“Ronaldo është si vera sa më e vjetër më e mirë”, kështu ka thënë trajneri Santos për kapitenin e tij.

Në fakt ajo që vlen për t’u theksuar është se të katër golat e shënuar deri tani në Rusi, Ronaldo i ka shënuar me të gjitha mënyrat e mundshme.

Një me penallti, një me të majtën, një tjetër spektakolar me goditje dënimi dhe dje me kokë.

Artikulli paraprakHARTA ME SPORTIN MË TË NDJEKUR, SHQIPTARËT SI E GJITHË EUROPA: FUTBOLLIN!
Artikulli tjetërBRUKSEL, KOMISIONERJA NË KE POROSI GJONAJT: ZBATIM MË TË SHPEJT REFORMËS NË DREJTËSI