Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka ironizuar PS-PD lidhur me deklaratat se do të bëjnë opozitë frontale.

Teksa deklaron se ky detyrim u vjen nga vota që kanë marrë nga qytetarët shqiptarë, Braçe thotë se për ta bërë këtë gjë më së pari duhet të lënë karriget pasi akoma kanë shumicën në pushtet.

Një përgjigje ndaj “opozitës së bashkuar”, Braçe ka rezervuar edhe lidhur me debatin për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në kryeqytet. Porosia e deputetit socialit për dy partitë është: Thani pishinat tuaja në Tiranë!

Postimi i plotë Patjeter, Opozite frontale, Opozite totale, Opozite të papare, te beni! Pas votes se shqiptareve, e keni detyrim te beni kete! Por deri atehere, beni dy gjera te thjeshta; E para, dilni ne Opozite!

Jeni ne pushtet, te gjithe qe thoni se jeni ne Opozite, jeni ne pushtet, madje keni shumicen ne pushtet. Dhe nuk ikni per qamet! Rrini aty e nuk levizni, per “doren e fundit” natyrisht! Me rezulton qe eshte dore tamam kjo e fundit, kudo, per fat te keq nuk po u ndalon kush, aq sa verifikimi i kesaj “dore” duhet te jete prioriteti i 11-te shume shpejt! Te dyja opozitat bashke.

E dyta, per kete kauzen e ujit, beni nje gje akoma edhe me te thjeshte; Thani pishinat tuaja ne Tirane. Ne nje moment te veshtire si ky, eshte akti me i pergjegjshem qe mund te beni, kontribuoni qe tu besojne: Thane pishinat tuaja, kursejeni ujin! Imagjinoni, Papa ne Rome, urdheroi mbylljen e shatervaneve te famshem te Vatikanit, ne shenje pergjegjshmerie natyrisht.

Se beni dhe si besimtare ju!!

Artikulli paraprakDHUNA NDAJ MJEKUT NË SPITALIN RAJONAL SHKODËR, REAGON POLICIA
Artikulli tjetërU DHUNUA NË KRYE TË DETYRËS, FLET PËR STAR PLUS KIRURGU GRIZHJA